Dështon raketa 2.7 mln dollarëshe! Shpërthen pa u ngritur në ajër
Një raketë 2.7 milionë dollarëshe e krijuar nga një sipërmarrës japonez ka shpërthyer pak minuta pasi u ngrit në ajër të shtunën (30 qershor).
Rekta pa pilot, MOMO-2 u testua rreth orës 5:30 të mëngjesit në Taiki, në jug të Hkkaido.
Përplasja e saj ishte goditje e madhe për sipërmarrësin që kërkonte të krijonte raketën e parë japoneze që do shkonte në hapësirë. MOMO e parë dështoi vitin e kaluar dhe e njëjta gjë ndodhi me të dytën.
Pamjet kanë treguar raketën 10 metra të lartë që shpërthen në flakë vetëm pak sekonda pasi ngrihet në ajër. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ky rast.
Horrie, sipërmarrësi japonez bëri një postim në Facebook për dështimin duke shkruajtur:
“Zona e ngritjes në ajër është djegur, por nuk ka asnjë dëmtim të objekteve të mëdha. Dëshirojmë të raportojmë dhe të falënderojmë për gjithë mbështetjen tuaj, pasi kemi përfunduar eksperimentin pa dëmtime personale. Unë nuk mund të arrij në univers, por unë do të doja të vazhdoja të përcaktoj analizën e të dhënave dhe shkakun e kësaj kohe. Në një farë mënyre, unë do t’ju raportoj për rezultatet e eksperimentit. Unë do të vazhdoj të sfidoj universin.”
/