Dështon Samsung, detyrohet të heqë nga tregu më të mirin e tij

Teksa pritej që Samsung të hidhte shumë shpejt në treg produkin e tij më të ri, celularin e palosshëm, një tjetër kthesë kanë marrë gjërat. Gjiganti i teknologjisë është detyruar të anulojë të gjitha parapagimet që janë bërë nga klientët, për blerjen e Samsung Galaxy Fold.

Siç mësohet, smartfoni nuk është ende gati të hidhet në treg për përdoruesit për shkak të problemeve që ka shfaqur.

Samsung njoftoi lançimin e smartfonit të ri në shkurt, por përdoruesit që testuan telefonin raportuan se gjatë përdorimit ai kishte pësuar thyerje.

Kjo detyroi kompaninë që të tërheqë modelin e ri, duke pranuar se ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.

Modeli i smartfonëve të palosshëm përfaqëson edhe gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë.

Ky smartfon do të kushtojë 2 mijë dollarë dhe do të shitet fillimisht vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHKARKO APP