Detroiti mbledh emrat e mëdhenj të tregut botëror

Panairi më me ndikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Detroit Motor Show 2018”, edhe sivjet ka mbledhur emrat më të mëdhenj të industrisë së automobilizmit në botë. Nga java e dytë e tretë e vitit e deri në fund të muajit, aty po shpalosen automobilat më të rinj për vitin 2018.

I njohur si “Auto Show Ndërkombëtar i Amerikës Veriore (NAIAS)”, Detroiti edhe sivjet mblodhi automobilat që kryesisht janë drejtuar për tregun amerikan. Megjithatë, jo çdo model dedikohet vetëm për Amerikë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Modelet e reja “G-Class” dhe “CLS” nga “Mercedesi”, “Insighti” i ri i “Hondas” dhe “Volkswagen Jetta” ishin ndër emrat më të përfolur në Detroit, ndërsa “Auto-Express” ka renditur automobilat kyç nga ky panair.

“BMW”

Duke folur në Detroit, shefi i produkteve të linjës “BMW i”, Alexander Kotouc, ka njoftuar se një version me performanca më të larta i superautomobilit hibrid “BMW i8”, i quajtur “i8s”, mund të publikohet në të ardhmen. Brendi gjerman shpalosi modelet “coupe” dhe “roadster” të automobilit duke dhënë po ashtu edhe pamjen e modelit “X2” SUV.

I vendosur në mes të modeleve “X1” dhe “X3”, modeli i ri gjerman, “X2” vjen me motor me katër cilindra benzinë dhe dizel.

SHKARKO APP