Deutsche Telekom, një milion konsumatorë në komunitetin MagentaEINS

 

MagentaEINS – Një histori europiane suksesi

Gjiganti ndërkombëtar i telekomunikacionit DT llogarit rreth një milion konsumatorë në nëntë muajt e parë të komunitetit MagentaEINS. Ky komunitet përfshin rrjetin celular, fiks, si dhe shërbimin televiziv, të cilat së bashku tërhoqën rreth vetes më shumë se një milion konsumatorë europianë. Kjo tejkaloi në mënyrë të qartë pritshmëritë e kompanisë duke e konsideruar si një nga produktet më të suksesshme të viteve të fundit.

Aktualisht, Deutsche Telekom mbulon rreth 82 për qind të popullsisë me teknologjinë e gjeneratës së katërt LTE, ndërsa parashikohet që në 2018 ajo do të jetë 95 për qind. LTE është tashmë në dispozicion me shpejtësi deri në 300 Mbit/s dhe mund të përdoret nga një gamë e gjerë celularësh. Gjithashtu, gati shtatë milionë konsumatorë të DT përdorin rrjetin modern IP. Pas vetëm pesë vitesh, Telekom Deutschland ka rezultuar në mënyrë të qartë një histori suksesi.

Me anë të MagentaEINS, DT po krijon një ofertë krejtësisht të re komunikimi brenda 32 vendeve të Europës. Këtë po e realizon duke ofruar ekskluzivisht për klientët e saj MagentaEINS, paketën që mund të përdoret pa kufizim në të gjithë Evropën dhe mbulon të gjitha thirrjet e linjave fikse e celulare drejt Gjermanisë dhe Europës. Në sajë të marrëveshjeve roaming me shumë partnerë, shpejtësia e lartë LTE është tashmë në dispozicion në 23 vende evropiane dhe 37 vende të botës. Paketa përfshin gjithashtu thirrjet e bëra nga shtëpia apo në lëvizje brenda Gjermanisë në të gjithë rrjetin fiks dhe linjave të lëvizshme brenda grupit të vendeve evropiane.

 

Falë këtij suksesi, strategjia e MagentaEINS është përshtatur gjithashtu edhe për tregjet europiane të grupit Deutsche Telekom, pjesë e së cilës është edhe tregu shqiptar i telekomunikacionit me anë të AMC. Oferta e parë e MagentaEINS u prezantua në muajin mars në Sllovaki, ndërsa Rumania do ta ndjekë këtë strategji në javët e ardhshme.

 

SHKARKO APP