Disa “hile” të vogla që do ju ndihmojnë të ruani baterinë e celularit më gjatë

Gjeneratat e reja te telefonëve nga Apple, Samsung dhe kompani të tjera mund të realizojnë pothuajse gjithçka. Madje, pa frike fare, tashmë mund të themi se kemi një laptop në xhep.

Por, opsionet e reja të avancuara marrin edhe shumë energji nga bateria e këtyre pajisjeve të reja inovative. Bateritë po konsumohen gjithnjë e më shpejt.

Gjithsesi, për çdo rast ka një zgjidhje dhe nëse tregoheni pak të kujdesshëm mund të zgjasni “jetën” e baterisë suaj.

Një ndër gjërat që duhet të konsideroni është “modaliteti i errët”, ose ajo që quhet “Dark Mode”.

Kjo metodë mund të aplikohet vetëm në ekranet AMOLED dhe jo në ato LCD. Kjo për arsye, se teknologjia AMOLED, përdor diode që lëshojnë dritë dhe pothuajse nuk harxhon aspak energji kur shfaqet ngjyra e zezë.

Kurse teknologjia LCD, ka një shtresë që ndriçon kristale të lëngshme edhe kur modaliteti i telefonit tuaj është i errët. Ajo që harxhon më shumë nga bateria juaj është ngjyra e bardhë.

Në jetëgjatësinë e baterisë së celularit tuaj, sipas ekspertëve, luan rol edhe mënyra sesi e karikoni. Kështu këshillohet që ta ushqeni baterinë disa herë gjatë ditës, por asnjë herë mos ta lini të shkojë 100 për qind.

SHKARKO APP