Dita Botërore kundër telefonave celularë por jo nëse je refugjat

Kjo fundjavë shënon Ditën Botërore kundër telefonave celularë, e cila kërkon të nënvizojë përfitimet nga një “detoksifikim digjital” por për emgrantët dhe refugjatët, telefonat smart janë një pajisje e domosdoshme. Daouda është një azil kërkues në Lion. Ai e përdor celularin kryesisht për të gjetur prefektura apo qendra azilesh siç është dhe ai i “Forum Refugiés”. “Celulari është i rëndësishëm për mua pasi unë nuk e njoh qytetin,” tha ai për Euronews. Në një dyqan celularësh i sugjeruan të përdorë çipin Lycamobile, një operator që përdoret gjerësisht nga refugjatët. “Është më e lehtë të përdorësh telefonat smart sesa të pyesësh njerëzit në rrugë për të gjetur ndonjë adresë. Disa nuk pranojnë të përgjigjen ose disa të tjerë më kanë dhënë direktiva të gabuara. Me GPS, je në rregull”.

Si mund t’i përdorin emigrantët dhe refugjatët telefonat smart

Katja Kaufman është një specialiste mbi përdorimin e teknologjisë “mobile” në Universitetin e Insbrukut në Austri. Ajo ka studiuar përdorimin e telefonave celularë nga refugjatët sirian në Vjenë në 2018-n. Si refugjatë, atyre ju duhet ”të përshtaten në një mjedis të huaj, ndërkohë që duhet të jenë vazhdimisht të angazhuar në biseda digjitale trans-kombëtare me familjet, miqtë dhe komunitetet nga vendet e tyre”. Gjatë intervistave me refugjatët, ajo u ka kërkuar t’i rendisin pesë aplikacionet më të rëndësishme për ta. Facebook, WhatsApp, aplikacioni i transportit publik të Vjenës, Google Maps dhe Google Translate janë ndër më të përmendurit. Kaufman gjithashtu vuri re se “ndër 90 aplikacionet e ndryshme të përmendura, asnjëra prej tyre nuk është e krijuar posaçërisht për emigrantë apo refugjatë”.

Telefonat smart jo gjithmonë përgjigja e duhur

Transaksionet pa një numër telefoni apo adresë poste elektronike janë thuajse të pamundura, ka shpjeguar Goosens. Por kjo ka dhe një anë të kundërt: “Bëhet e ndërlikuar të kryesh detyra duke përdorur pajisje të tjera, kompjuterët veçanërisht, sepse të gjithë të dhënat ruhen në celular”. Situata mund të bëhet edhe më e vështirë nëse celularët vidhen, pasi është “pajisja e vetme për procedura administrative dhe përmban të gjithë të dhënat e tyre personale”. Përdorimi, shpesh i rëndësishëm por në disa raste jetik, nuk vjen pa pasoja. Refugjatët e pyetur nga Kaufman në Vjenë, sipas një studimi, kanë zhvilluar, “jo vetëm një lidhje të fortë emocionale me celularët e tyre smart, por edhe një varësi të madhe teknike dhe materiale”.

Pothuajse të gjithë mbajnë gjithmonë karikues me vete. Mouhamad, njëri nga Sirianët e pyetur shpjegon: “Nuk do të mund ta përfytyroja jetën time këtu pa një telefon smart… nuk ka asnjë alternativë tjetër”. Euronews ka kontaktuar gjithashtu Dr Isabel Awad, profesore e asociuar në Universitetin Erazmus në Roterdam. Në një studim që ajo ka kryer, refugjatët sirianë diskutojnë kufijtë e konceptit të “refugjatëve të ndërlidhur”, kur vjen puna te integrimi i tyre, gjetja e një pune e kështu me radhë.

Kontakti i vazhdueshëm me shtëpinë u krijon atyre një ndjesi pafuqie në vendin e ri, por edhe stres të rënduar midis emigrantëve në Europë. Një nga sirianët që mori pjesë në këtë studim shpjegon se “Është shumë e dhimbshme të flas me familjen time sepse kemi të njëjtën histori, një histori e njëjtë dëshpërimi”.

SHKARKO APP