Dizajnuesi fiton 100 mijë dollarë brenda pak ditësh duke shitur ikona për iOS 14

Një projektues ka ndarë historinë e tij se si shitja e ikonave për iOS 14 arriti t’i siguronte atij një fitim prej më shumë se 100 000 dollarë brenda një jave. Pak ditë më parë, dizajneri Traf postoi në Twitter një grup ikonash që kishte krijuar për ekranin iOS 14.

Krijuesi, i njohur si Traf, thotë se ai prodhoi “përmbajtjen e duhur, në kohën e duhur”. Ndërsa kjo nuk ishte e pazakontë për përdoruesit e telefonave inteligjentë Android, Apple kurrë nuk i kishte lënë zyrtarisht përdoruesit e saj të rregullojnë iPhone-et e tyre në këtë mënyrë.

Por pas lansimit të iOS 14 në shtator, përdoruesit zbuluan një punë që i lejonte ata të ridizajnonin plotësisht ekranet e telfeonave të tyre, duke ndryshuar ikonat e aplikacioneve sipas dëshirës.  “Unë e dija kur u zgjova të nesërmen pasi postova ikonat e mia se shitjet do të shkonin mirë.“, tha ai për BBC. Projektuesi, e quajti këtë një “rezultat të paimagjinueshëm”. /abcnews.al

SHKARKO APP