Do të lëvizë me 600 km/orë, ky do të jetë treni më i shpejtë në botë

Kina edhe një herë e ka tejkaluar vete. E themi këtë, pasi një tren i shpejtësisë së lartë që pritet të lëvizë me 600 km në orë, është një hap më pranë shndërrimit në realitet.

Mësohet se prototipi i këtij treni u testua me sukses. Kurse kompania shtetërore, ‘’China Railway Rolling Stock Corporation’’, e cila është furnizuesi i dytë më i madh në botë i pajisjeve të transportit hekurudhor ka bërë të ditur se prodhimi i këtij treni mund të nis vitin 2021.

Ndërsa drejtuesit e këtij projekti janë besimplotë se ky tren do të arrijë t’a transformojë tërësisht peizazhin e udhëtimit në vend.

Inxhinieri Ding Sansan ka thënë:

Merrni distancën Pekin-Shangai për shembull, me avion është 4 orë e gjysmë, me një tren të zakonshëm të shpejtësisë së lartë një orë më shumë se aq dhe me super trenin, për të cilën po flasim, koha do të shkurtohet në 3 orë e gjysmë.’’

Kujtojmë këtu se deri më tani trenat e përdorur në linjën mes Pekinit dhe Shangait kanë një shpejtësi operative maksimale prej 350 km/h.

Gjithashtu ky do të jetë edhe treni më i shpejtë në botë.

SHKARKO APP