Droni i famshëm, tani edhe ambulancë

Bëhet fjalë për një dron në të cilin është i montuar një defibrilator (pajisje që përdoret për të goditur zemrën), që vjen nga qielli në ndihmë të personave që goditen nga arresti kardiak.

I ndërtuar me fibra karboni dhe me disa elementë të prodhuara me anë të stampimit 3D, ky dron, mund të trasportojë deri në 4 kilogramë.

Për momentin bëhet fjalë për një prototip, që ka tërhequr shumë shpejt vëmendjen e disa shërbimeve të emergjencës në Hollandë.

Kjo ambulancë drone, mund të fluturojë me një shpejtësi deri në 100 km/h, duke shkurtuar kështu kohën që i duhet mesatarisht një ambulance në Hollandë për të mbërritur në destinacion.

SHKARKO APP