Dropbox marrëveshje me Google për integrimin e shërbimit cloud në G Suite

50% e konsumatorëve të Dropbox punojnë për një kompani e cila shfrytëzon G Suite e cila përmban Gmail, Google Drive dhe softuerë të tjerë cloud të Google.

Dropbox lajmëroi ditën e sotme një bashkëpunim me Google i cili do të integrojë shërbimin cloud me suitën e produktivitetit G Suite.

Përdoruesit e G Suite jo vetëm që mund të ruajnë dokumentet e tyre në Dropbox por edhe ti hapin dhe editojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi vjen pak ditë pasi Dropbox bëri publike planet për të dalë në bursë 10 vite nga themelimi. Si pjesë e partneritetit të ri, i ngjashëm me atë me Microsoft dy vite më parë, përdoruesit mund të krijojnë, hapin dhe editojnë dokumente në Docs, Sheets dhe Slides nga ndërfaqja e Dropbox.

Swiss Digital Mobile Reklama

50% e konsumatorëve të Dropbox punojnë për një kompani e cila shfrytëzon G Suite e cila përmban Gmail, Google Drive dhe softuerë të tjerë cloud të Google dhe ky është një fakt sipas kompanisë së shërbimeve cloud.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Google bashkëpunon me një kompani tjetër për të integruar shërbimet e saj në G Suite.

Në 2016-ën kompania nënshkroi marrëveshje me Box, një rival i Dropbox, OneDrive dhe Google Drive.PCA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?