“DuckDuckGo”, motori i kërkimit që po sfidon “Google”-in
Dikur kishte shumë opsione kur bëhej fjalë për të kërkuar informacione online. Të zgjidhje midis AOL, Yahoo, ose Alta Vista varej vetëm nga humori ynë gjatë ditës. Dhe pastaj erdhi “Google”, që përmbysi gjithçka dhe u bë “mbret” i motorëve të kërkimit.
Mirëpo me “Google” privatësia personale është vënë në rrezik dhe nëse ka një motor kërkimi që mund ta konkurojë “Google”-in për privatësinë ai është “DuckDuckGo”.
Me 800 milionë pyetje të drejtpërdrejta vetëm në shtator, motori i kërkimit i quajtur “DuckDuckGo” pas lojës së fëmijëve duket se po fiton shumë vëmendje. Në fakt, është një biznes fitimprurës.
“DuckDuckGo” nuk mbledh dhe as nuk ndan historinë tuaj të kërkimit ose klikimet.
Sipas BussinesInsider, privatësia është pika kryesore për këtë motor kërkimi. Ai nuk ndjek historinë e kërkimit tuaj, as kohën ose vendndodhjen e kërkimit tuaj e madje as adresën tuaj të internetit.
DuckDuckGo e përshkruan veten si një “motor kërkimi që nuk ju gjurmon”.Shumica e motorëve të kërkimit mbledhin të dhënat tuaja, sidomos Google. Të dhënat e regjistruara përdoren për të personalizuar rezultatet e kërkimit dhe për t’ju shënjestruar me reklamat.
Por “DuckDuckGo” (DDG) nuk ju ndjek dhe zgjedh të mos i personalizojë rezultatet e kërkimit tuaj.
“DuckDuckGo” është një motor kërkimi, i cili mund të shtohet edhe si “Extension” nga përdoruesit aktualë të Chrome, “Firefox”, “Opera” dhe “Safari”. Shtesa e DDG bllokon ndjekësit e reklamave të fshehura dhe ju jep qasje të shpejtë në kërkimin përmes DDG-së.
Sipas TechCrunch, “DuckDuckGo” është shtuar në 60 tregje, duke përfshirë Argjentinën, Australinë, Belgjikën, Brazilin, Kanadanë, Gjermaninë, Danimarkën, Finlandën, Greqinë, Indinë, Meksikën, Filipinet, Afrikën e Jugut, Mbretëërinë e Bashkuar, SHBA-në.
“DuckDuckGo” u prezantua fillimisht në vitin 2008 nga Gabriel Weinberg. Ajo është ende në pronësi dhe operohet nga Weinberg, nën kompaninë private “DuckDuckGo Inc”. “Mud” shrkuan se kompania aktualisht ka 45 punonjës që punojnë në prapaskenë për të vazhduar me zhvillimin e DDG.
Ndryshe nga “Google”, me “DuckDuckGo” nuk ka reklama të personalizuara, nuk ka rezultate personale të kërkimit dhe nuk ka flluskë filtruese të informacionit.