Dy ndryshimet e rëndësishme që po përgatit WhatsApp
WhatsApp po përgatitet të ndryshojë me dy risi të vogla, por të rëndësishme.
E para është një sistem që lejon përdorimin e bisedës pa lidhje me internetin dhe falë një versioni për kompjuter të pavarur nga smartfoni dhe tjetra, mundësia e përdorimit të së njëjtës llogari në shumë pajisje.
Funksionaliteti mund të realizohet brenda vitit dhe mund të jetë pjesë e procesit që Facebook dëshiron të transformojë dhe bashkojë të gjitha aplikacionet e tij.
Me këtë risi, aplikacioni do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë autonome edhe nëse smartfoni është i fikur.
Diçka e pamundur deri më sot.
Një funksion që në të vërtetë do t’ua bënte shërbimin 1,5 miliardë përdoruesve më të ngjashëm me atë të ofruar nga Telegram, konkurrenti kryesor i Whatsapp.