E “tradhton” teknologjia, i riu shpëton mrekullisht

Një djalë me ngjyrë në Sidnei të Australisë u përpoq të kapte trenin, por dera i zuri dorën.

Ai vendosi dorën në mes, në mënyrë që sensorët të mundësonin hapjen e dyerve, por teknologjia e “tradhtoi”, teksa u tërhoq zvarrë nga treni i cili filloi të lëviz.

Ndërsa treni përshpejton, burri nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të vrapojë.

Më pas, vetëm disa sekonda ku trenin i duhet të hyjë në një tunel, i riu arrin të shpëtojë, duke rënë mbi shina.

Pas këtij incidenti, ministri i Transportit në Australi u ka bërë thirrje që të mos mundohen kurrë të kapin një tren që është nisur.

 

SHKARKO APP