Edhe celular edhe tablet, Samsung sjell “bishën” e re në treg
Nëse doni të dini kush është fjala e fundit e teknologjisë, duhet me patjetër që të shihni celularin më të ri që ka prezantuar gjiganti Samsung.
Mrekullia teknologjike Foldable vjen për publikun me një risi shumë të kërkuar që është palosshmëria.
Për të gjithë ata që kërkojnë një pajisje me ekran me përmasat e një tableti, por njëkohësisht edhe me përmasat e xhepit, ky celular është kombinimi perfekt.
Edhe pse persona të medias akoma nuk kanë pasur mundësinë që ta prekin këtë celular, vetë përfaqësuesit e Samsung kanë bërë një prezantim ku kanë folur për karakteristikat kryesore të këtij produkti.
“Ne presim të shohim produkte të palosshme nga disa prodhues të Android”, tha David Burke, pjesë e Google duke marrë si shembull prodhimin e Samsung.
Pajisja përfshin një ekran të mbuluar që vepron si një telefon dhe një ekran kryesor prej 7.3 inç sit ë një tableti.
Deri në tre aplikacione mund të funksionojnë njëkohësisht në këtë pajisje, mundësi të cilën Samsung e quan, “dritare multiaktive”.