Edhe gjigantët e teknologjisë kineze preken nga kriza

Ngadalësimi i rritjes ekonomike të Kinës që fillimisht preku sektorin prodhues dhe më pas atë të ndërtimit, tani ka zbritur në sektorin e teknologjisë. Edhe kompanitë e mëdha si JD.com dhe Didi Chuxing, nuk janë kursyer nga kriza.

Shtresa e mesme e mirëarsimuar tani po ndeshet me reduktim të vendeve të punës dhe uljen e rrogave, duke treguar se rënia është më e madhe nga sa tregojnë të dhënat zyrtare dhe do të jetë e vështirë për qeverinë për ta përmbysur këtë prirje.

Tani që tkurrja po ndihet edhe nga jakat e bardha, ata po shtrëngojnë rripin dhe po shpenzojnë më pak, gjë që do të pasohet me efekte zinxhir në pjesë të tjera të ekonomisë. Një gjë e tillë rrezikon dhe planet ekzekutivit për ta fokusuar rritjen ekonomike te konsumi dhe ulur varësinë nga sektori i eksporteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe taktika e zakonshme e qeverisë duke shtuar kreditimin dhe rritjen e shpenzimeve në infrastrukturë, nuk do t’i vijë në ndihmë sektorit të shërbimeve, atij financiar apo të novacionit teknologjik. Ekspertët thonë se qeveria duhet të mendojë për një strategji afatgjatë. Veprimi i parë ishte miratimi i ligjit për investimet e huaja në mbyllje të sesionit vjetor parlamentar në Pekin. Duke iu përgjigjur gazetarëve të huaj, kryeministri Li Keqiang, tha se qeveria do ta mbajë premtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji synon t’i nxisë investimet e huaja dhe të sigurojë kompaninë e huaja se nuk do të detyrohen të transferojnë teknologjinë në këmbim të qasjes në treg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?