Ekonomia 5G – Firmat kineze të telekomunikacionit e presin me optimizëm
Kompanitë e mëdha të telekomunikacionit në Kinë, po përgatiten për epokën e gjeneratës së pestë, ndërkohë që pritet të prezantojnë terminale të të dhënave 5G dhe telefona të rinj.
Huawei dhe ZTE pritet të kryesojnë në prezantimin e sistemeve 5G. “Prezantimi i produkteve tona 5G do të presë ndërkohë që kompanitë telefonike lajmërojnë rrjetin tregtar dhe standardet e verifikimit për terminalet 5G”, tha Zhao Ming, president i Huaëei.
Cui Li, zv/Presidenti i ZTE, është optimist mbi perspektivën e prezantimit të rrjetit 5G, pas informacioneve se 136 kompani telefonike nga 66 vende të ndryshme kanë nisur të zhvillojnë qendra të testimit.
ZTE po teston teknologjinë me kompaninë telefonike, China Unicom në Shenzhen.
Sipas analistëve, ekonomia 5G pritet të gjenerojë prodhime direkte dhe indirekte prej 71.3 miliardë dhe 176.8 miliardë dollarë në vitin 2020, kur teknologjia të kthehet në përdorim tregtar.
Deri në vitin 2030, prodhimi direkt dhe indirekt i ekonomisë 5G do të arrijë në 928 miliardë dhe 1.6 trilionë dollarë, me një rritje mesatare prej 28 dhe 24% në mënyrë respektive.