Ekrani i Samsung Galaxy Note 7 më i miri nga telefonat…

Telefoni i sapo dalë Samsung Galaxy Note 7 ofron një ekran OLED që jo vetëm duket impresionues, por është quajtur nga ekspertët si “ekrani më i mirë i të gjithë telefonave”.
Ekrani eshtë 14 cm Quad HD dhe është cilësuar si ai me perfomancën më të lartë të smartphonëve. Sipas kërkuesit Dr. Raymond M. Soneira, ekrani ofron dritshmëri dhe kontrast të fortë, spektër më të gjërë ngjyrash dhe ka pak reflektim.

Me pak fjalë ekrani i Samsung Galaxy Note 7 është i lehtë të lexohet edhe nën dritën e diellit ndryshe nga Samsung Galaxy S7, S7 Edge dhe Note 5.

Ndërkohë që vit pas viti Samsung prezanton ekranin më të mirë të smartphonëve edhe “rekordet” për cilësitë e tjera vazhdojnë të ndryshojnë. Për shembull efiçenca e fuqisë së Note 5 është rritur me 21% nga ai i vitit 2014 të Note 4, dhe 56% nga dy vite para këtij. /krokodili.al/

SHKARKO APP