Electronic Beats pushton Sarandën
Telekom Electronic Beats Albania do të zhvillojë koncertin e parë muzikor në qytetin bregdetar të Sarandës të shtunën mbrëma. Muzika më e mirë elektronike dhe jo vetëm do të ndezë atmosferën festive për të gjithë pushuesit e pranishëm.
“Night Party” në Mango Beach, Sarandë do të vijë nën shoqërinë e DJ portugez MASSIVDRUM dhe Abel DJ. Massivedrum është një producent shumë i vlerësuar në të gjithë kontinentin dhe deri tani numëron 2 albume dhe më shumë se 60 hite dhe dhjetra remikse zyrtare të artistëve si Bob Sinclar, Liquideep, Mory Kantè, Alexandra Stan, KURA dhe Pete Tha Zouk.
Krijimtaria e tij muzikore nuk njeh kufij duke prekur çdo zhanër të muzikës house me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer pistës së kërcimit me muzikën më të mirë dhe miksime.
Platforma Electronic Beats do të vazhdojë koncertet gjatë verës dhe i radhës është “Beach Party” në Llaman, më 13 gusht, tek HOLA Club nën tingujt e DJ gjerman Eddie Thoneick.
Për më shumë informacion mbi këtë platformë tejet novatore që ka mbërritur së fundmi në Shqipëri nëpërmjet Telekom Albania mund të ndiqni: www.electronicbeats.com.al,