Elementët e rinj në versionin e fundit të Gmail
Pak ditë më parë, Google ridizajnoi aplikacionin Gmail në Android dhe iOS. Pamja e re përbëhet nga ngjyra e bardhë dhe elementë vizualë të rrumbullakët. Paneli në krye në ngjyrë të kuqe është eliminuar dhe tashmë është zëvendësuar nga një fushë kërkimi. Elementët e rinj që do të shtohet tek ky version i Gmail janë foto me përkujtues, grupe kategorish dhe mesazhe që fiksohen në krye. Gjithashtu një buton, i cili i etiketon të gjitha mesazhet si të lexuara “Mark all as read” do të integrohet pa qenë nevoja ta bëni për çdo mesazh në veçanti. Versioni i ri i aplikacionit do të bëhet i disponueshëm në ditët në vijim përmes Play Store dhe App Store.