Elon Musk: Drejt Marsit për të ruajtur llojin tonë nga një luftë e tretë botërore

Njerëzit duhet të kenë prioritet kolonizimin e Marsit në menyrë që lloji ynë mund të ruhet në rast të një lufte të tretë botërore, tha të dielën themeluesi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk.

“Është e rëndësishme që të kemi një bazë e cila mund të mbijetojë në mënyrë të pavarur në Mars, sepse është mjaftueshëm larg Tokës dhe në rast lufte ka më shumë gjasa të mbijetojë se një bazë në hënë”, tha Musk gjatë konferencës SXSW – vetëm disa ditë pasi Donald Trump njoftoi planet për të takuar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në një përpjekje për të zbutur tensionin në rritje mbi armët bërthamore.

“Nëse ka një luftë të tretë botërore ne duam të sigurohemi që të ketë mjaftueshëm farë të civilizimit njerëzor diku tjetër për të shkurtuar kohëzgjatjen e Epokës së Errët dhe për ta rimëkëmbur Tokën e mbas luftës”, tha Musk.SpaceX po punon për një mjet që do të dërgojë njerëzit në Mars, një anije 100 metra e gjatë me emrin BFR. Por ndërtimi i një kolonije do të kërkonte “burime të mëdha sipërmarrëse”, tha Musk.

Ai gjithashtu kundërshtoi idenë se Marsi mund të jetë “një plan shpëtimi për njerëzit e pasur” duke theksuar rreziqet e misionit: “Do të jetë e vështirë, e rrezikshme, do të ketë një mundësi të lartë që do të vdisni, entuziazëm për ata që mbijetojnë. “Kjo lloj gjëje. “Nuk ka shumë njerëz që do të duan të shkojnë në fillim,” tha ai, duke shtuar se me kalimin e kohës kolonia e Planetit të Kuq do të ishte mikpritëse.

Anija BFR do të fluturojë për herë të parë në gjysmën e parë të vitit 2019, tha Musk, duke pranuar se “afatet kohore të tij historikisht kanë qenë optimiste”. Për shembull, prodhimi i makinës elektrike Tesla Model 3 është pllakosur nga vonesat. Musk tha se fillimisht ai i kishte dhënë vetëm 10% mundësi suksesi dy kompanive të tij,SpaceX dhe Tesla.

“Unë nuk i lejova miqtë e mi të investojnë, sepse nuk desha që ata të humbisnin paratë e tyre,” tha ai për SpaceX. Ai investoi paratë e tij, nga shitja e PayPal. “Nëse gjërat do të kishin shkuar pak më ndryshe, të dy kompanitë do të ishin të vdekura.”

Musk tha se tani ai rrin zgjuar natën nga kërcënimi i paraqitur nga inteligjenca artificiale e parregulluar, për të cilën ai ka paralajmëruar edhe më parë, mund ta çojë njerëzimin në një luftë të tretë botërore, një arsye tjetër për të shkuar në Mars. “Mbaji shënim fjalët e mija,” tha ai, “Inteligjenca Artificiale është shumë më e rrezikshme se armët nukleare. Pra, pse nuk kemi mbikëqyrje rregullatore? “Ai sugjeroi që një organ rregullator publik do të kishte nevojë për “kuptim dhe mbikëqyrje” për të konfirmuar se të gjithë po zhvillojnë Inteligjencë Artificiale në mënyrë të sigurtë dhe në një mënyrë e cila është “në simbiozë me njerëzimin”.

Megjithatë, edhe përcaktimi i parametrave të sigurisë do të paraqiste shumë rreziqe të fshehta dhe të papritura, tha Musk. Nëse funksioni i Inteligjencës Artificiale është të maksimizojë lumturinë e njerëzve, një program super-inteligjent mund të vendosë se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është kapja e të gjithë njerëzve dhe injektimi i trurit të tyre me dopaminë dhe serotoninë. Musk propozoi që inteligjenca digjitale duhet të drejtohej për maksimizimin e “lirisë së veprimit të njerëzimit”.

/The Guardian/

SHKARKO APP