Është shumë vonë të ‘fshihemi’ nga alienët, thotë një ekspert
Nëse ekziston një civilizim i avancuar jashtë në univers, atëherë sigurisht se ata e dinë se ne ekzistojmë këtu.
Kjo është ajo çfarë një grup hulumtuesish pretendojnë, të cilët thonë se ne duhet të tregohemi më të kujdesshëm për mesazhet që ua dërgojmë atyre.
Douglas Vakoch, president i Meti International në San Francisko, thotë se sinjalet aktuale që u dërgohen atyre janë shumë të thjeshta, transmeton Gazeta Express.
“Është shumë vonë që të fshehim veten në univers, ne duhet të vendosim se si dëshirojmë ta përfaqësojmë veten”, tha Vakoch për Forbes.
“Jashtëtokësorët mund të jenë duke pritur për një sinjal të qartë nga ne, se jemi të gatshëm për të biseduar”, shtoi ai.
Ekipi i tij dhe Meti International kanë lansuar një projekt për të zhvilluar mesazhe për alienë të cilat do të ishin informative dhe jo provokative.
Ata planifikojnë ta dërgojnë mesazhin e parë në fund të vitit 2018.