Etiopia, Wakanda e filmit ‘Pantera e Zezë’, shteti që po bëhet lider botëror në teknologji
Filmi “Pantera e Zezë” e Marvel mahniti të gjithë botën, përfshirë afrikanët, të cilët bënë tifo për superheronjë nga shteti imagjinar i Wakandës në Afrikë. Por duket se vendi super i zhvilluar që shfaqet në film, nuk është krejtësisht i pabazuar.
Në fakt, autorët janë frymëzuar nga çdo shtet i kontinentit për të krijuar pamjet e Wakandës, por janë bazuar veçanërisht në një shtet. Etiopia, ashtu si në film, është një mbretëri me reliev malor dhe është i vetmi shtet në Afrikë i cili nuk është kolonizuar, duke i rezistuar fuqive europiane që pushtuan fqinjët në shekullin e 19-të.
Ashtu si Wakanda, Etiopia, e quajtur dikur Abisinia, ka qenë e veshur me një vello misteri për europianët gjatë mesjetës, si një mbretëri mitike e krishterë me pasuri të mëdha, e fshehur nëpër male.
Por nëse dikur ngjashmëritë mbaronin këtu, sot Etiopia po i afrohet edhe më shumë shtetit imagjinar. Kësaj radhe sa i përket teknologjisë së përparuar që zotëron.
Sektori i Inteligjencës Artificiale po lulëzon në Etiopi dhe raporte të ndryshme e tregojnë vendin si një qendër në zhvillim për kërkimet e IA dhe robotikës. Kjo kulmoi me përfshirjen e etiopianëve në mbi 50% të kodit të programimit të Sophias, një roboti pothuajse njerëzor, të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, në gjendje të përdorë mbi 60 mekanzima facialë për të krijuar shprehi të natyrshme në fytyrë.
Kompanitë vendase të IA, së bashku me kompanitë e huajë që punojnë me to, tregojnë se ka një kulturë në rritje për programim në Etiopi. Qeveria madje ka krijuar një institucion të veçantë që mbikëqyr zhvillimin e teknologjive të reja në departamente si nanoteknologjia, shkencat materiale, inteligjenca artificiale dhe inxhinieria në të kundërt.
Shteti afrikan po e shfrytëzon këtë dije në teknologji për të krijuar zbatime reale në fusha prioritare si bujqësia, shëndetësia dhe arsimi.
Inteligjenca Artificiale është realitet – Ja disa nga fushat ku po gjen zbatim
Deri më tani, inteligjenca artificiale ka propozuar zgjidhje të ndryshme përmes krijimit të strukturave dhe ndryshimit të kornizës ligjore. Për shembull, ka një propozim për instalimin e një sistemi gjurmimi në autobusët e transportit publik në Adiss Adaba. Një sistem i zgjuar pritet të instalohet dhe në menaxhimin e trafikut dhe regjistrimin e lëvizjes së automjeteve.
Gjithashtu po punohet mbi mundësinë e krijimit të një sistemi satelitor që parashikon se kur do të ketë thatësira, sa do të jetë prodhimi në bujqësi muaj përpara periudhës së korrjes.
Në të ardhmen, shteti që lufton për të dalë nga varfëria, synon të shndërrohet nga një ekonomi e mbizotëruar nga bujqësia në një ekonomi industriale. Fakti që shumica e shteteve të zhvilluara po shkojnë drejt inteligjencës artificiale, krijon një pozitë favorizuese për vendin që tashmë është duke u angazhuar maksimalisht në këtë drejtim.
Por ndryshe nga ekonomitë e mëdha si SHBA, Kina apo Bashkimi Europian, përfitimit nga i ashtuquajtur “revolucioni i katërt industrial” janë më të mëdha për vendet në zhvillim si Etiopia. Në vende të tilla, IA ka potencialin të transformojë rrënjësisht shoqërinë.
Fuqia shndërruese e inteligjencës artificiale! Sfidat, përpara se teknologjia të ripërmasojë shëndetësinë
Megjithatë, Etiopia ka edhe një disavantazh në raport me shtetet e zhvilluara. Nëse në Amerikë një inxhinier programesh ka një ide inovative dhe të çmendur, ai mund të kërkojë dhe të gjejë një investitor që të mbështesë idetë e tij me financimin e nevojshëm.
Për këtë arsye është thelbësore për Etiopinë që këto ide të mbështeten nga qeveria, që të krijohet një sistem efektiv për shndërrimin e ideve në produkt, në mënyrë që të realizohen të gjitha planet e sipërpërmendura./scan.tv