Facebook blerje të rëndësishme, merr kompaninë e teknologjisë së kartave ID
Facebook njoftoi ditën e Marte se ka blerë firmën e specializuar në prodhimin e teknologjive për kartat e identitetit Confirm.io.
Kompania me seli në Boston, tha përmes uebsajtit të saj se blerja ishte kulmi i përpjekjeve tre vjeçare në ndërtimin e një teknologjie për të mbajtur njerëzit të sigurtë online.
Facebook tha se teknologjia e Confirm do të shkojë në mbështetje të sigurisë së komunitetit tanë.
Termat e marrëveshjes nuk u zbuluan. Confirm do të mbyllë aktivitetin dhe ekipi i saj do ti bashkohet Facebook, njofton CIO Albanian.