Facebook dhe Instagram drejt fundit, ç’pritet të ndodhë me dy aplikacionet
Dy themeluesit e “Instagram” kanë pasur së fundmi mosmarrëveshje me themeluesin e “Facebook” dhe pas kësaj kanë kërkuar prishje të kontratës.
Zënkat kanë nisur pas skandaleve të ndodhura së fundmi, ku “Facebook” zbulonte të dhënat personale të përdoruesve.
Nuk dihet ende një vendim përfundimtar, megjithatë prishja e kontratës do të sjellë shumë ndryshime në aplikacione.
Që prej vitit 2012 këto dy aplikacione kanë funksionuar së bashku dhe fitimet kanë qenë marramendëse.
“Instagram” dhe “Facebook” janë dy rrjetet sociale më të përdorura në botë.