Facebook eliminon për racizëm disa postime të profilit zyrtar të Lega-s
Për herë të parë rrjeti social Facebook eliminon nga platforma e tij italiane disa postime raciste të faqes zyrtare “Matteo Salvini .Kryeministër” e administruar nga Partia “Lidhja”,
Ky fakt ka ardhur pas sinjalizimit e denoncimit publik në Facebook nga ana e drejtuesve të lëvizjes antiraciste “Cara Italia” (E dashur Itali).
Themeluesi i kësaj lëvizje, Stephen Ogondo, me profesionin gazetar, i lindur në Kenia që prej 20 vitesh jeton në Itali, me një video publikuar pak ditë më parë, drejtuar themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i kërkon që të mos lejoj që kjo platformë sociale të përdoret për të përhapur racizmin, urrejtje e nxitjen e dhunës.
Facebook ka reaguar ndaj këtij denoncimi duke eleminuar disa postime nga faqja “Matteo Salvini-Kryeministër ” me motivin se “pas ekzaminimit të kësaj faqeje, kanë verifikuar se ka disa përmbajtje fotografi e postime që nuk respektojnë standardet e komunitetit të Facebook.”.
“Është një fitore e vogël, por që e kemi shndërruar tashmë në një fushatë deri në mbylljen e të gjitha faqeve të Salvinit e të Legas që mbjellin vetëm urrejtje raciste”, – shprehet Stephen Ogongo.
Lëvizja antiracise “Cara Italia” e cila shumë shpejt do të bëj publik statusin e saj politik duke u shndërruar në një Parti, e cila do të jetë e para forcë politike e emigrantëve në Itali, kërkon gjithashtu që platforma sociale Facebook të mbyll të gjitha faqet sociale të Salvinit e të Partisë Lidhaj pasi janë studiuar në bazë të një strategjie për të nxitur njerëzit kundër objektit që përmban postimi, që shpesh janë emigrantë, refugjatë, organizata humanitare, vullnetarë që shpëtojnë emigrantët në det, besimtarë myslimanë, persona të komunitetit LGBT. etj.
“Fushata jonë antiraciste sapo ka nisur, por ne do t’i shkojmë deri në fund”, – shprehet Stephen Ogongo.
Lëvizja antiraciste fton të gjithë të denoncojnë të gjitha postimet, shprehjet, fotografitë me përmbajtje raciste të zëvendëskryeministrit Matteo Salvini e të forcës politike që ai drejton.