Facebook ”hakohet” nga quizet që vjedhin të dhënat e përdoruesve
Vjedhja e të dhënave personale nëpërmjet adresave të Facebook është kthyer në ‘trend’ nga hakerat.
Së fundmi një tjetër teknikë është duke u përdorur nëpërmjet disa quizeve që janë duke u bërë masivisht dhe janë përdorur rreth 63.000 herë në një periudhë kohore nga 2016 -2018.
Bëhet fjalë për quizet me tituj, të tillë si “Çfarë tregon ngjyra juaj e syve për ju?” dhe “A të duan njerëzit për inteligjencën tënde apo bukurinë tënde?” Këto kanë fituar akses nëpërmjet sistemit të Facebook , i cili mundëson lidhjet midis aplikacioneve të palëve të treta dhe profileve të Facebook.
Lidhur më këtë fakt Facebook po padit Andrey Gorbachov dhe Gleb Sluchevsky, dy hakera nga Ukraina, të cilët kanë punuar për një kompani të quajtur “Web Sun Group”.
Dokumentet akuzojnë dy burrat për thyerjen e ligjeve të SHBA kundër hakerëve të kompjuterave, si dhe shkelje të kushteve të përdorimit të Facebook.
Kompania Facebook në dokumentet gjatë gjyqit, publikuar nga “The Daily Beast” ka thënë se:
“Në total, të pandehurit dëmtuan rreth 63,000 përdorues të Facebook dhe shkaktuan më shumë se 75,000 dollarë dëm monetar ndaj nesh.”
Eksperti në fushën e sigurisë në Universitetin e Oksfordit, Andrew Dwyer tha për BBC News:
“Në thelb, kjo tregon dështimet e ekosistemit të aplikacioneve , ku nuk ka kontroll se nga çfarë risqesh janë të rrethuar përdoruesit e aplikacionit.”
Facebook thotë se përdoruesve u jepej një informacion i gabuar kur i’u thuhej se do të merrej vetëm një sasi të kufizuar e të dhënave nga profilet e tyre.