“Facebook” kërkon falje për problemet e shkaktuara
Ditën e djeshme miliona përdorues të “Facebook” në mbarë botën kanë hasur probleme me përdorimin e kësaj platforme por jo vetëm, pasi probleme kanë patur edhe dy rrjetet e tjera sociale “Instagram” dhe “Whatsapp”.
Së fundmi “Facebook” më anë të një postimi në faqen zyrtare në “Twitter-it” ka shpjeguar dhe ka kërkuar falje për anomalinë që përfshiu këto platforma të rrjeteve sociale.
“Dje si rezultat i ndryshimit të konfigurimit të serverit, shumë njerëz hasën vështirësi në qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona. Tani i kemi zgjidhur çështjet dhe sistemet tona janë duke u rikuperuar. Na vjen keq për shqetësimin dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve”, shkruan Facebook në Twitter.
Kujtojmë se pronari i “Facebook”, “Instagaram” dhe “Whatsapp”, Mark Zuckerberg është bërë shpesh herë shenjestër e akuzave për shkak të shkeljes së privatësisë së përdoruesve.