Facebook luftë të hapur kundër Fake-News, hap qendrën gjigante
Fake News është tashmë një nga problematikat kryesore lidhur me mediat, madje viti i kaluar u konsiderua si viti i FakeNeës.
Facebook pritet të hapë muajt në vijim një qendër në Barcelonë, ku do të kontrollohen lajmet e rreme ose siç quhen ndryshe “fake neës’.
Sipas mediave spanjolle qendra do të ketë 500 punonjës dhe do të vendoset në kullën e quajtur “Agbar”.
Këto zyra që do të merren me luftën kundër lajmeve të rreme do të administrohen nga kompania “Competence Call-Center”.
Muajin që shkoi, Komisioni Europian dha dy muaj kohë për aministratorët që të paraqesin planin kundër lajmeve të rreme.