Facebook, më shumë përdorues të vdekur sesa të gjallë

Më shumë profile të njerëzve të vdekur sesa të atyre të gjallë do të ketë në Facebook deri në fund të këtij shekulli, ka paralajmëruar një statisticien. Rrjeti social, që aktualisht ka 1.5 miliardë përdorues në mbarë botën, do të bëhet një “varr virtual” deri më 2098.

Refuzimi i Facebook që t’i fshijë në mënyrë automatike përdoruesit e vdekur nënkupton që përdoruesit e gjallë do të jenë të paktë në numër më shpejt sesa e mendojmë ne. Teksa Hachem Sadikki, një statisticien nga Universiteti i Massachusetts, tha se rritja e Facebook do të ngadalësohet shumë shpejt.

Momentalisht, kur një përdorues vdes, Facebook nuk e fshin profilin e tij dhe në vend të kësaj, atë e kthen në një version “të përkujtimit”.

Mënyra e vetme për ta fshirë një profil të një personi të vdekur është nëse dikush e ka fjalëkalimin e tij.

Ndërkaq, një kompani që merret me planifikime online, e quajtur “Digital Beyond”, pretendon se 970.000 përdorues të Facebook do të vdesin vetëm këtë vit.

SHKARKO APP