Facebook merr vendimin, nuk shfaq më miqtë e ndjerë

Facebook ka njoftuar një mori ndryshimesh lidhur me atë se si të bashkëveprohet me përdoruesit, e në mesin e ndryshimeve është që atyre të mos u shfaqet ditëlindja e shokëve që kanë vdekur.

Këto përkujtime zakonisht janë të dhimbshme dhe shkaktojnë shqetësime të rënda – dhe janë një çështje që Facebook është zotuar t’a trajtojë si duhet.

Gjigandi i mediave sociale tha të martën se ndryshime të mëdha tani do të bëhen përmes algoritmeve të inteligjencës artificiale (AI).

AI do të përdoret për të menaxhuar llogaritë që u përkasin atyre që kanë vdekur dhe ato që janë zyrtarisht të raportuara si të tilla me kërkesë, gjë që lejon një llogari të qëndrojë në rrjet edhe pse përdoruesi është raportuar si i vdekur.

“Nëse një llogari ende nuk është raportuar si “e ndjerë”, ne përdorim AI për të ndihmuar që ajo të mos shfaqet në vende që mund të shkaktojnë shqetësime, siç është rekomandimi që personi të ftohet në ngjarje ose të dërgojë një kujtesë për ditëlindjen tek miqtë e tyre”, thotë Facebook.

“Ne jemi duke punuar për ta bërë këtë më të mirë dhe më shpejtë,” përfundon njoftimi.

SHKARKO APP