Facebook Messenger sjell versionin e dërgimit të parave
Facebook prezantoi veçorinë e fundit të aplikacionit të saj Messenger transferimi i parave tek miqtë në Facebook. Kompania shpreson që nëpërmjet kësaj veçorie të re të rivalizojë shërbimet e tjera të ngjashme, si PayPal.
Ja si funksionon kjo veçori e re: Tek kutia e bisedës për njërin nga miqtë e juaj, ju do të shihni ikonën e re “$”. Klikoni aty, shkruani shumën që doni të dërgoni dhe shtypni “Pay” në krye të faqes, djathtas. Fillimisht ju duhet të shtoni detajet e kartës së kreditit tek aplikacioni Messenger.
.Nëse keni një pajisje iOS, mund të përdorni veçorinë Touch ID. Paratë do të transferohen menjëherë, por mund të vonohen 1 deri në 3 ditë derisa të mund të merren nga marrësi, në varësi të bankës. Kjo veçori e re do të vijë në muajt në vazhdim për pajisjet iOS, Android dhe kompjuterët.