Facebook “monitoron” çdo lëvizje tuajën, ja si ta çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes

Në një mënyrë ose tjetër aplikacionet që ne mbajmë në celularët tonë të zgjuar kanë në dispozicion të dhënat tona personale.

Pothuajse pa e kuptuar ne u japim leje aplikacioneve si Facebook që të përdorin të dhënat tona personale, të kenë akses tek kamera dhe mikrofoni i pajisjes si dhe të dinë edhe vendndodhjen tonë.

Në rastin konkret, ekziston një mënyrë që t’i ndaloni Facebook-ut gjurmimin e vendndodhjes tuaj.

Në rastin iOS:

-Futuni në aplikacionin Facebook dhe shkoni në “Settings and Privacy” e më pas klikoni “Settings”.

-Shkoni drejt fundit në seksionin “Privacy” dhe më pas “Location”.

-Klikoni mbi “Location” dhe përzgjidhni mes opsioneve “Only When Using App”, “Always Allow” dhe “Don’t Allow”.

Në rastin Android:

-Futuni në aplikacionin Facebook dhe shkoni në “Settings and Privacy” e më pas klikoni “Settings”.

-Shkoni drejt fundit në seksionin “Privacy” dhe klikoni opsionin “Location”.

-Klikoni mbi “Location Services” dhe çaktivizoni gjurmimin.

SHKARKO APP