Facebook padi kompanive që shesin like të rreme

Facebook po iu vihet kundër kompanive, të cilat shesin llogari dhe pëlqime të rreme. Rrjeti social dërgoi një padi në një gjykatë federale në SHBA, duke akuzuar katër kompani dhe tre individë nga Kina, të cilët jo vetëm promovojnë shitjen e llogarive false, por gjithashtu ofrojnë pëlqime dhe ndjekës të rremë për një çmim.

Kompania e rrjetit social tha se skema e kompanive dhe individëve në fjalë shtrihet përtej Facebook dhe Instagram edhe në Amazon, Linkedin, Twitter, Apple dhe Google.

Facebook thekson se nuk mund të tolerojë dot një aktivitet të tillë. Në vitet e fundit llogaritë e rreme janë përdorur në fushata masive dezinformimi dhe janë përdorur për të prodhuar lajme të rreme, deri në atë masë saqë të ndikojnë edhe zgjedhjet e një vendi.

SHKARKO APP