Facebook pro “luftës” kundër lajmeve të rreme
Rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, bashkë me 30 kompani të tjera njoftuan se do të luftojnë prirjen në rritje për “lajme të rreme” në mediat sociale.
Koalicioni “Variantit i Parë”, i krijuar në qershor 2015, ku përfshihen media prestigjioze, si “New York Times”, “Washington Post”, “Buzzfeed News”, “France Presse” dhe CNN-i, si dhe dy gjigandët e mediave sociale, tha se do të bashkëpunojnë për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të lajmeve në internet.
Grupi njoftoi një numër nismash, si krijimi i një kodi praktik për të ndihmuar përdoruesit e mediave sociale të shkruajnë dhe lexojnë më mirë.
Në muajin tetor ata do të hedhin në përdorim një platformë të re, që do t’i lejonte njerëzit të verifikojnë lajmet e dyshimta.