Facebook sfidon Skype

Facebook Messenger po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një platformë gjithpërfshirëse komunikimi. Pasi sfidoi platformat e tjera të komunikimit duke prezantuar shërbimin me video për përdoruesit e tij, shërbim i hedhur në treg rreth 1 vit e gjysmë më parë, gjiganti i Mark Zuckerberg shkon edhe më tej.

Facebook sfidon sërish Skype duke prezantuar këtë herë shërbimin e komunikimit audio-video, por këtë herë jo vetëm një me një, por edhe në grup. Risia është njoftuar nga David Marcus, përgjegjës i platformës së mesazheve në rrjetin social.

“Jam shumë i emocionuar sot t’ju njoftoj hedhjen në në treg për të gjithë të bisedave në grup me video. Provojeni! Është shumë e thjeshtë dhe na njoftoni më pas sesi ta përmirësojmë akoma më shumë”, shkruan ai.

Që të nisësh një “Group Call” mjafton të krijohet njëherë grupi dhe më pas të aktivizosh kameran. Deri më tani maksimumi i personave që mund të marrin pjesë në një bisedë të tillë është 50. TCH

SHKARKO APP