Facebook sjell risi punësimin
Risia që gjiganti i komunikimit facebook nxori një vit më parë në lidhje me karakteristikat e listimit të vendeve të punës ka fituar aq popullaritet sa që gjiganti i medias sociale po kërkon ta zgjeroje ndërkombëtarisht, shkruan intv.al
Nisi si një program vetëm për SHBA dhe Kanadanë, por tani programi i punësimit do ketë aksesë në 40 vende të tjera të botës duke përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën, Argjentinën dhe Brazilin.
Në një sondazh të zhvilluar me rreth 5.000 persona, një në katër vetë në SHBA kanë deklaruar se kanë arritur të gjejnë punën nëpërmjet facebook.
Përfaqësues të kompanisë sqarojnë se në këtë rrjet social ekziston një opsion i cili i ndihmon përdoruesit të filtrojnë rezultateve të punës në bazë të profesionit, vendit dhe kategorisë.
Gjithashtu përdoruesit mund të krijojnë dhe një profil të tyrin profesional dhe që çdo kush i interesuar mund ta kontaktojë.