Facebook vendos rregulla të reja për faqet në Facebook
Facebook vendos rregulla të reja për faqet, pas skandalit të faqeve anonime ruse të hequra si amerikane, që ndikuan në zgjedhjet e vitit 2016.
Ndryshe nga profilet e Facebook, fanpage-t e Facebook mund të drejtohen në mënyrë anonime. Faqet mund të mbledhin miliona pëlqyes pa e ditur kush i administron në të vërtetë.
Kompania tha të premten, njerëzit që drejtojnë faqet me “numër të madh të ndjekësve” do të duhet të verifikohen.
“Kjo do ta bëjë shumë më të vështirë për njerëzit që të administrojnë një faqe duke përdorur një llogari të rreme, e cila është rreptësisht kundër politikave tona”, tha kompania.
Për vite me rradhë, agjencia e kërkimit në internet në St.Petersburg me bazë në Kremlin, një grup i lidhur me Kremlinin, drejtoi faqet që dukeshin sikur ishin krijuar nga aktivistë amerikanë me spektër politik. Disa nga faqet grumbulluan qindra mijëra ndjekës. Një faqe e rreme Black Lives Matter, kishte më shumë ndjekës sesa faqja zyrtare e lëvizjes.
Nëse Facebook gjen se profili pas faqes është një profil i rremë duke e administruar, njerëzit që kontrollojnë atë profil nuk do të jenë më në gjendje të postojnë në faqe.
Çfarë nuk është e qartë nga njoftimi i së premtes është nëse prova se jeni një person i vërtetë është e mjaftueshme për të kaluar provën e administruesit në faqe.
Duke shkruar për rregullat e reja të premten, pronari i Facebook Mark Zuckerberg pranoi, “këto hapa nuk do mund të ndalojnë të gjithë njerëzit që përpiqen të luajnë me sistemin, por do ta kenë shumë më të vështirë për këdo që ka ndërmend të bëjnë atë që kanë bërë rusët”.
Anonimiteti në internet lejoi anonimët rusë që të përdorin faqe të rreme në Facebook për qëllime jo të mira, por anonimiteti gjithashtu u jep njerëzve mundësinë për të folur dhe për t’u organizuar, të cilët nuk mund të ndihen rehat duke e bërë me profilin real.
Kjo mund të ketë një efekt të frikshëm në aktivizëm, tha Micah White, një nga themeluesit e lëvizjes Occupy Wall Street, për CNN të premten.
“Aktivizimi amerikan është duke u prekur nga të dyja anët. Nga njëra anë infiltrimi rus dhe nga ana tjetër nga përpjekjet e kompanive të mediave sociale për t’i bërë rrjetet e tyre më pak të përdorshme për protestat shoqërore”, tha ai.
Këte javë, CNN raportoi se lidhjet e Agjencisë së Kërkimeve në Internet të disa faqeve që Facebook fshiu të martën duhet të ishin fshirë muaj më parë. Por Nathaniel Gleicher, kreu i Facebook për politikën e sigurisë kibernetike, i tha CNN-së se çështja se kur duhet të fshihen faqet e tilla është e komplikuar.
Duke e krahasuar atë me një përpjekje të zbatimit të ligjit, Gleicher tha se nëse kompania do të hiqte çdo faqe individuale, pasi lidhjet e saj me Agjencinë e Kërkimeve të Internetit u konfirmuan, do të rrezikonte kapjen e grupeve të tjera anonime dhe t’i jepte një shans atyre të lulëzonin më tej.
Burimi: CNN. Përktheu: Ira Hetemaj