FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fëmijët pa rrjete sociale në Britani. Ndalohet përdorimi i tyre nga të mitur nën 16 vje

Britania e Madhe do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç dhe do të vendosë kufizime në platformat e lojërave dhe transmetimeve të drejtpërdrejta.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ndryshimet do të pasqyrojnë vlerat e vendit, në mbrojtjen e fëmijëve online. Sipas tij, ky vendim do i bëjë fëmijët më të sigurt, më të lumtur dhe do u japë më shumë liri e mundësi për t’u rritur.

Përveç ndalimit të faqeve të tilla si TikTok, Snapchat dhe Instagram, Britania do të ndërmarrë veprime kundër shërbimeve të lojërave dhe transmetimeve të drejtpërdrejta që u lejojnë fëmijëve të flasin me të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria tashmë ka kompetencat për të ndërmarrë hapat e parë në çdo ndalim, me rregullore që do të pasojnë deri në fund të vitit dhe një ndalim që do të hyjë në fuqi rreth pranverës së ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Britania e ka ashpërsuar gjithnjë e më shumë qasjen e saj ndaj kompanive të teknologjisë në vitet e fundit, duke i nxitur ose detyruar ato të imponojnë verifikimin e moshës, të përshtasin algoritmet e tyre dhe, së fundmi, të parandalojnë fëmijët nga qarkullimi i imazheve nudo të bëra në telefonat celularë.

Londra ndjek kështu shembullin e Australisë, e cila ishte vendi i parë që ndaloi mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, duke i bllokuar ata dhjetorin e kaluar nga platformat SI TikTok, YouTube dhe Instagram dhe Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?