Fikni pajisjet 5G gjatë fluturimit

Autoriteti francez i aviacionit civil (DGAC) ka thënë se gjenerata e re e telefonave të mençur 5G mund të ndikojnë në sistemin e aeroplanëve gjatë fluturimit.

Prandaj, ky institucion rekomandon që telefonat e tillë të fiken gjatë fluturimit.

Përdorimi i pajisjeve 5G në aeroplan mund të rrezikojë apo të ndërhyjë në atë mënyrë që të bëhen gabime në leximin e lartësisë“, i tha AFP një zëdhënës i agjencisë.

Agjencia tha se pajisjet e tilla mund të shkaktojnë gabime në sistemin e aeroplanit që është shumë i rëndësishëm gjatë uljes. Prandaj thirrja e saj është që pajisjet 5G të fiken plotësisht ose të vendosen në “airplane mode” gjatë fluturimit.

Për shumë kohë, shumica e vendeve kanë kërkuar që telefonat e mençur të fiken ose të vendosen në modalitetin e aeroplanit, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

DGAC gjithashtu tha se ka vendosur kushte për pozicionimin e stacioneve të rrjetit 5G në mënyrë që të kufizonte rreziqet e ndërhyrjeve gjatë uljes në aeroportet franceze.

Fuqia e këtyre stacioneve afër aeroporteve është e kufizuar, tha agjencia. Autoritetet kanë bërë testime duke filluar nga fundi i vitit të kaluar pasi në atë kohë operatorët e telekomunikacionit e morën lejen për të filluar shpërndarjen e shërbimeve 5G.

SHKARKO APP