Ford do zhvendoset në Kinë – Do prodhojë gjithë modelet Lincoln, për të shmangur tarifat
Prodhuesi amerikan i makinave, Ford, do të prodhojë modelet e reja Lincoln në Kinë në të ardhmen, për të përfituar kosto më të ulëta të punës dhe shmangur rrezikun e tarifave. Duke marrë në konsideratë tregun gjigant kinez, Ford planifikon të zhvendosë prodhimin në Kinë, për të shmangur tarfiat, sipas kreut të Financave, Bob Shanks.
Ai tha se Ford do prodhojë të gjithë modelet e reja Lincoln, përveç modelit Navigator, në Kinë. Niveli i lokalizimit të prodhimit i Ford është më i ulët se rivalët e tjerë si General Motors dhe Volkswagen, që prodhojnë automjete në Kinë dhe përfitojë nga kostot e ulëta. Kjo vjen paralelisht me vendosjen e tarifave amerikane ndaj mallrave kinezë të importit dhe anasjelltas.
Shumë kompani amerikane kanë hasur vështirësi për shkak të rritjes së tarifave ndaj mallrave kinez. Në datën 10 Maj, presidenti amerikan Donald Trump, lajmëroi rritje të tarifave në 25% ndaj 200 miliardë dollarë mallrave kinezë. Në kundërpërgjigje, Kina lajmëroi këtë javë se do të rrisë tarifat ndaj disa produkteve amerikane duke nisur nga data 1 Qershor.