Ford, investim 11 miliardë dollarë për 40 makina elektrike
Ford Motor Company do të rrisë ndjeshëm investimet mbi atutomjetet elektrike deri në 11 miliardë dollarë deri në vitin 2022. Ford planifikon të ketë në formacionin e modelit të saj 40 automjete elektrike dhe hibride.
Shifra e investimeve është shumë më e lartë se objektivi i shpallur më parë prej 4.5 miliardë dollarë deri në vitin 2020, thanë drejtuesit e Ford dhe përfshijnë kostot e zhvillimit të arkitekturave të automjeteve të dedikuara elektrike.
Shpenzimet inxhinierike, kërkimore dhe zhvillimore të Fordit për vitin 2016, viti i fundit në dispozicion, ishin 7.3 miliardë dollarë, nga 6.7 miliardë dollarë në vitin 2015.
Nga 40 automjete elektrike që Ford planifikon për ormacionin e saj global deri në 2022, 16 do të jenë plotësisht elektrike dhe pjesa tjetër do të jenë hibride, thanë drejtuesit.