Fotografia e parë e një vrime të zezë

Shkencëtarët pritet të publikojnë të mërkurën fotografinë e parë të një vrime të zezë.

Ata thonë se ky është një përparim i madh në astrofizikë, pasi për herë të parë njerëzit do të mund të shikojnë këtë fenomen qiellor gjigant i cili krijon një fushë gravitacionale aq intensive, saqë prej saj nuk mund të shpëtojë lënda apo drita.

Fondacioni Kombëtar amerikan i Shkencës ka planifikuar një konferencë shtypi në Uashington për të njoftuar rezultatet e studimit me teleskopin Event Horizon, një partneritet ndërkombëtar i formuar në vitin 2012 për të vëzhguar mjedisin pranë një vrime të zezë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konferenca të njëkohshme shtypi janë planifikuar të mbahen në Bruksel, Santiago, Shanghai, Taipei dhe Tokio.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hulumtimi do të vërë në provë një zbulim që konsiderohet si një prej shtyllave të shkencës, teorinë e Albert Ajnshtajnit mbi relativitetin e përgjithshëm.

Teoria, e paraqitur në vitin 1915, kishte për qëllim të shpjegonte ligjet e rëndesës dhe lidhjen e tyre me forcat e tjera natyrore./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?