Fotografitë e lëvizshme
Fotografët do të kenë interes të lexojnë këtë prezantim të shkurtë që flet për “fotografitë e lëvizshme” ose ndryshe të qujtuna cinemagraphs. Një cinemagraph është një fotografi në të cilën lëvizje të vogla përsëriten. Kështu, fotot vinë në jetë dhe kanë forcën e një mesazhi edhe më të fortë.
Termi “cinemagraph” ju dha për herë të parë në 2011 nga fotografja e modës Jamie Beck dhe dizenjatori i grafikave të lëvizshme Kevin Burg. Cinemagraphs janë një ringjallje e formatit klasik GIF. Ato kombinojnë elementet e videos dhe fotografisë për me krijue iluzionin e nji imazhi në lëvizje. Tue ngritë fotografinë në nji sferë të re dhe shumë interesante, që ka fillue me tërhek vëmendjen në nji mënyrë magnetike.
Shprehja “Nji fotografi flet 1000 fjalë” në ktë rast ridimensionohet, tue marrë kështu, nji diapazon shumë ma të gjanë dhe të thellë përsa i përket lidhjes emocionale me fotografinë.
Ma poshtë po jap do shembuj që demonstrojnë cinemagraphs, këtë formë të re artistike që intrigon vizualisht.
Jetmir Troshani