Fotot 3D ne IOS dhe Android janë një risi e re, falë këtij aplikacioni falas

Ky aplikacion quhet 3D photo app LucidPix dhe është i disponueshem për përdoruesit e IOS dhe Android. Pavarësisht nëse keni një telefon më të ri si iPhone 11 ose Samsung Galaxy Z Flip ose një version të vjetër si Motorola Moto G6 ose iPhone 6S, ju mund ta përdorni aplikacionin për të bërë foto 3D.

Më e mira nga të gjitha, ju nuk do keni nevojë për aksesorë special ose kamera të shumta. 

LucidPix përdor inteligjencë artificiale për të dhënë foto 3D me kualitet të lartë.

Aplikacioni mund të konvertojë fotot tuaja ekzistuese 2D në 3D. Imazhet e përfunduara mund të ndahen me komunitetin e aplikacionit ose në platforma të tjera si Facebook, i cili ka mbështetje të integruar për shfaqjen e pamjeve 3D.

Burimi MSN  , Përshtati dhe pëktheu KohaJone

YouTube player

SHKARKO APP