Fshini menjëherë këtë program nga kompjuteri

Apple rekomandon këdo që ka në kompjuter programin QuickTime, ta çinstalojë atë menjëherë.

Kompania nuk ofron më përditësime të sigurisë për programin e tij të videove në Windows, që do të thotë se çdo është i hapur ndaj viruseve dhe hacker -ave.

E vetmja mënyrë që keni për t’u siguruar që kompjuteri juaj Windows të jetë i sigurt është që ta fshini programin.

Ekspertë të sigurisë paralajmërojnë se ekzistojnë të paktën dy kërcënime të mundshme për QuickTime, që do të thotë se është vetëm çështje kohe dhe fati që kompjuteri juaj nuk është prekur.

Alarmi është dhënë edhe nga qeveria amerikane.

Ky problem prek vetëm kompjuterat Windwos, pasi Apple vijon të ketë suport për QuickTime në Mac.

Heqja e këtij programi nga kompjuteri është tepër e thjeshtë. Shkoni tek “Programs” në Start Menu, gjeni folderin e QuickTime dhe zgjidhni “Uninstall QuickTime app.

SHKARKO APP