Fundi i grupeve bezdisëse në WhatsApp, ja si të mos bëheni pjesë e tyre

WhatsApp ka shtuar një opsion të ri që ndalon të tjerët t’ju bëjnë pjesë të grupeve, duke ju dhënë juve mundësinë që të zgjidhni çfarë dëshironi të bëni.

Çdo përdorues do ketë tre opsione, “askush”, “kontaktet e mia”, ose “çdo person”.

Nëse nuk është shfaqur ende, provoni përditësimin e programit. Deri tani, çdo person që ka pasur kontaktet tuaja, kishte mundësinë që t’ju bënte pjesë të grupeve, pa lejen tuaj.

Kjo gjë është konsideruar bezdisëse për disa përdorues, prandaj stafi i WhatsApp ka menduar të sjellë këtë opsion.

SHKARKO APP