Galaxy S10, publikohet fotoja e parë e qartë e telefonit
Insajderi i njohur i industrisë së smartfonëve Evan Blass publikoi në rrjetin social Twitter një foto të Galaxy S10.
Është fotoja e parë e qartë e smartfonit të shumëpritur të Samsung i cili do të debutojë muajin e ardhshëm.
Ikonat në ekran janë fshehur por jo ekrani Infinity-O me kamerën e vendosur nën të.
Telefoni i parë me këtë ekran ishte Galaxy A8s prezantuar në Dhjetor. Samsung është prodhuesi i cili nuk ka ndërtuar asnjë telefon me “notch” dhe ka vendosur ta anashkalojë të tërën.