Galaxy S5 do të marrë përditësimin Android 5.0 Lollipop

Kompanive Motorola, Sony dhe HTC tani do t’u bashkohen edhe Samsung dhe LG, të cilat kanë njoftuar se do të përditësojnë telefonat e tyre inteligjentë më të fundit, përkatësisht Galaxy S5 dhe LG G3. Sipas TechTastic, LG ka në plan që të përditësojë telefonin inteligjent G3 me sistemin Android 5.0 Lollipop para Krishtlindjeve.

Ndërkohë, Google do të sjellë përditësimin Android 5.0 Lollipop tek pajisjet e saj në fillim të muajit nëntor. Pajisjet e para që do të marrin versionin e fundit Android janë: Nexus 6 me ekran 5.9 inç dhe Nexus 9 me ekran 8.9 inç, pasuar nga Nexus 5 dhe Nexus 7 që do ta marrin pak më vonë.

Ndërsa sa i përket telefonit inteligjent Samsung Galaxy S5, thuhet se ai do të përditësohet në muajin dhjetor, megjithatë ky është thjesht një spekulim, sepse kompania nuk ka dhënë ndonjë datë zyrtare se kur do të sjellë këtë përditësim.

SHKARKO APP