Galaxy S9, kompania nxjerr ”bishën” në treg
Gjiganti Samsung do nxjerrë në treg celularin Galaxy S9 në muajin shkurt, në një event në Kongresin Botëror Mobil (MWC). Shefi i kompanisë DJ Koh, konfirmoi lajmin se një super telefon i ri vjen si sfidë për Iphone dhe madje që tani ka filluar të konsiderohet si vrasësi i Iphone.
S9 dhe me sa duket edhe S9 Plus, do jenë pasardhësit e denjë të S8 dhe S8 Plus. S8 u vlerësua për dizajnin fantastik dhe kameran me rezolucion të paparë, pavarësisht kritikave për Note 7. Por i riu do i bëjë njerëzit të harrojnë incidentin dhe bateritë shpërthyese.
Nuk dihet shumë për Galaxy S9 deri tani, por thuhet se do ketë ndryshime nga S8, për sa i përket përditësimit të sensorëve, cilësisë së kamerave dhe pjerrtësisë së ekranit anash. Do ketë procesor me tetë bërthama Exynos me 4GB RAM dhe versionin e fundit Android.
Shefi i Samsung ka njoftuar se këtë vit do na sjellë edhe telefonin me palosje. Deri më tani, mund të themi se ekranet e S7 Edge dhe S8 janë fantastikë. Le të presim se si do jetë S9.