Gara e telefonisë 5G, pse Apple po heziton të dalë në treg?

Analistët e Wall Street shprehen të shqetësuar se kompania e madhe e IPHONE-ve Apple është lënë pas në garën e ‘armëve’ 5G. Samsung dhe Huawei kanë hedhur me kohë tashmë telefoninë 5G, por sipas UBS, Apple nuk do të jetë pjesë e tregut deri më 2021.
Arsyet kryesore që mund të kenë sjellë këtë vonesë të gjigandit të telefonisë celulare mund të jenë:

-Lufta legale e Apple me Qualcomm (Kompani amerikane e pajisjeve të telekomunikacionit dhe gjysmëpërçuesve që harton dhe tregton produkte dhe shërbime telekomunikacioni pa fije), e cila akuzon Apple se i ka vjedhur sekrete tregtare duke ja kaluar ato furnizuesit të saj të çip-eve INTEL. Nga ana tjetër në një shënim të fundit të UBS mbi Apple thuhet se “ ne nuk besojmë se Intel është gati të hedh në treg një çip unik të përshtatshëm me modemin 5G. Sipas tyre “është e njohur gjerësisht se Intel nuk është fitimprurëse me modemin që i shet Apple, dhe me ndryshimin e fundit të CEO-s, Intel mund të mos ndjekë zhvillimin e ardhshëm të modemit, veçanërisht nëse beson se Apple do të përdorë ndonjë modem të vetin.”

-Tjetër arsye e mundshme është spektri. Sipas UBS, përzierja e grupeve të spektrit që përdoren për të mbështetur rrjetin 5G në SHBA (banda e ulët dhe mmWave) mund të nënkuptojë se aftësia e Apple për t’u kujdesur për tregun e saj në shtëpi (SHBA) është e kufizuar. Ndryshe nga Apple, krijuesit e celularëve kinezë si Huawei thjesht mund të vendosin të injorojnë tregun e SHBA dhe të tregtojnë telefonat specifikë 5G në Kinë.

-Një arsye e tretë mund të jetë dhe kostoja, për arsye se rrjeti 5G do të sillte një shtesë prej 500 dollarësh në çmimin e një telefoni. Duke marrë parasysh që Apple pret që konsumatori saj të paguaj për një Iphone 1000 dollarë, duke e rritur çmimin do të haste vështirësi në shitjen e tyre.

Ndryshimi që sjell 5G?
5G është brezi i fundit i teknologjisë celulare pa fije. Ajo tashmë është ekziston në shumë shtete të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, duke sjellë një rritje të shpejtësisë në mënyrë drastike e cila pritet të arrijë dhe madje të tejkalojë shpejtësinë prej 1 gigabajt për sekondë, që është 10 herë më e shpejtë se standardi 4G.

Samsung, rivali i vjetër i Apple, tashmë ka lëshuar një version të plotë 5G të telefonit Galaxy S10 në Korenë e Jugut. Huawei, rivali tjetër i ‘smartfonëve’ të Apple, ka zbuluar gjithashtu telefonin e vet 5G, Mate X, i cili është vendosur për t’u lëshuar në mes të 2019-ës. Në të dy telefonat 5G si Samsung edhe Huawei, kryesisht janë përdorur modeme prodhuar brenda përbrenda kompanisë.

Probleme të mundshme?
Forbes raportoi vitin e kaluar se 5G do ta kishte të vështirë të kalonte nëpër objekte të ngurta, të tilla si ndërtesa, trupa, madje edhe gjethe peme. Në të vërtetë, në raportime të mëparshme nga Koreja e Jugut thuhet se telefoni i vetëm 5G i vlefshëm për shitje – versioni 5G i Samsung Galaxy S10 – po përballet me probleme të lidhjes. Sipas së përditshmes koreane ‘Business Korea’, përdoruesit janë ankuar për lidhjen e dobët dhe shpejtësinë e ngadaltë.

Si e tillë, vonesa që ka Apple për të përqafuar rrjetin 5G mund të jetë mos jetë si pasojë se çfarë Samsung apo Huawei bëjnë, por nga sa i suksesshëm 5G është në përgjithësi – dhe me 5G ende në fillimet e saj, vlerësimi i suksesit të saj është një tjetër debat, dhe është ende herët për të gjykuar.

SHKARKO APP